Flash News

E-TJERA

Do shisnin në Tiranë dy pistoleta për 10 mijë euro, arrestohen dy persona

Do shisnin në Tiranë dy pistoleta për 10 mijë euro,

 Policia e Tiranës ka goditur një rast të armëve të zjarrit nga Kosova, me qëllim shitjen dhe si rezultat janë arrestuar dy persona.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Suspend” janë vënë në pranga shtetasit Altin Pajaziti, 23 vjeç dhe Kadri Prushi, 53 vjeç, të dy banues në Kosovë.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”, automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi, në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas bluve të kryeqytet, dy pistoletat dyshohet se do të shiteshin në Tiranë për rreth 10 mijë euro. Policia thotë se vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranë për veprime të mëtejshme.

Të fundit