Flash News

E-TJERA

“Do ta pres gjuhën”, përfaqësuesi i PD denoncon në KAS: Vëzhguesja e PS na kërcënoi

“Do ta pres gjuhën”, përfaqësuesi i PD denoncon

Përfaqësuesi i PD, Marash Logu ka denoncuar në KAS se një vëzhguese e PS i ka kërcënuar me jetë.

Në një prononcim për mediat, Logu thotë se vëzhguesja e PS është denoncuar edhe më herët pasi para zgjedhjeve  u kap me furgonin e ushqimeve nga Rezerva e Shtetit duke i shpërndarë tek qytetarë për të marrë vota.

“Sot dhe ditën e djeshme në tavolinën e numërimit shtetasja Joana Melenku vëzhguese e PS, kryetare e njësisë administrative nr.2 në Berat ka kërcënuar një vëzhgues të PD. Do ta shohësh kur të dalësh jashtë, do ta pres  gjuhën i ka thënë.

Joana Melëngu, është e njëjta. Kjo fjalë duhet mbajtur këtu se ka lidhje me këtë proces. Joana Melenku që kërcënoi vëzhguesin e PD, më 20 prill 2021 u kap në flagrancë duke ndarë ndihma ushqimore në këmbim të votës. Me paturpësi, në shkelje flagrante të ligjit, shantazhon e kërcënon një vëzhgues të PD. A e kuptoni zotërinj çfarë po ndodh këtu?

Ka kërcënuar me jetë vëzhguesin e PD. E njëjta që më 20 prill shpërndau ndihma ushqimore. Nuk kemi frikë ti denoncojmë këto fakte, s’doni ti pranoni”, tha Logu.


 

Të fundit