Flash News

E-TJERA

“Do ta shihni të mërkurën”, çfarë paralajmëron eksperti i kriminalistikës për Vuçiç

“Do ta shihni të mërkurën”, çfarë

Eksperti i kriminalitistikës, Ervin Karamuço ka folur për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

I ftuar në “Top Story”, Karamuço paralajmëroi se Aleksandër Vuçiç po përgatit të shpallë të pavarura 10 komuna serbe në Kosovë.

Karamuço u shpreh se nëse ndodh një gjë e tillë, do të thotë se Vuçiçin e kanë zënë “ethet e Kremlinit”.

“A ishte vërtetë një frikë e Vuçiçit, ngaqë Putini u tregua i pasigurt pasi në një moment u rrezikua nga kjo që ndodhi me Wagnerin apo jo, kjo do të merret vesh të mërkurën.

Të mërkurën është festa e Vidovanit, festa kombëtare e Serbisë, e Car Llazarit dikur. Aty mendohet dhe ka informacione që këta mund të shpallin, pra 10 komunat, mund të shpallin një lloj autonomie siç bëri dikur Donbasi i Ukrainës.

Nëse bëhet kjo, atëhere Vuçiçi nuk ka ndërruar rrugë. Por nëse s’bëhet kjo, atëhere Vuçiçin e kanë zënë ethet e Kremlinit”, tha Karamuço.

Të fundit