Flash News

E-TJERA

"Do ta them se nuk mban më", Denar Biba ankohet për kushtet e punës: 35 zonja shkojnë në një tualet

"Do ta them se nuk mban më", Denar Biba ankohet për kushtet

Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Nismat Qytetare, Denar Biba ka theksuar se mbledhjet në Autoritetin e Konkurrencës detyrohen të zhvillohen në një ambient që përdoret edhe si arkivë, duke e bërë punën shumë të vështirë për stafin.

Ai foli edhe për problemet më serioze të higjienës, duke theksuar se në të njëjtin tualet duhet të qëndrojnë 35 punonjëse.

“Ky institucion është krijuar në 2004, në momentin e krijimit ka pasur 13 punonjës dhe është zhvendosur në ambientet aktuale ku ka edhe sot pas 21 vitesh. E ka nisur punën me 13 punonjës sot jemi 49, jemi në po të njëjtat ambiente.

Ne jemi në kushtet edhe të problematikave të higjienës. 35 zonja që shkojnë në një tualet, është banale që po e them, por ka ardhur momenti për ta thënë se nuk mban më. Nuk ka arkiva, në ambientet ku bëjmë mbledhje përdoret për arkivë. Muret janë plot me dosje, që nuk duhen mbajtur ashtu, por nuk kemi ku ti mbajmë”, tha Biba. 

Të fundit