Flash News

E-TJERA

Do të betohen te Meta, mbërrijnë në presidencë Rama dhe 16 ministrat e kabinetit të ri

Do të betohen te Meta, mbërrijnë në presidencë Rama dhe

Kanë mbërritur në presidencë kryeministri Edi Rama dhe 16 ministrat e kabinetit të ri të mandatit të tretë.

Pas pak pritet të zhvillohet ceremonia e betimit të Ramës dhe ministrave në Presidencë.

Të parët në presidencë mbërritën Meta dhe kryetarja e kuvendit, Lindita Nikolla dhe ministrat. Pak minuta para nisjes së betimit mbërriti me eskortë edhe kryeministri Edi Rama.

Ceremonia e betimit do të zhvillohet pa praninë e mediave, ndërsa menjëherë më pas pritet të zhvillohet mbledhja e parë e qeverisë Rama 3.

Kujtojmë se qeveria e re u miratua në Kuvend me 77 vota pro, 52 kundër dhe 1 abstenim.

Të fundit