Flash News

E-TJERA

Do të krijojë parti të re politike, Lapaj: Financim minimalist nga populli, ja çfarë synoj

Do të krijojë parti të re politike, Lapaj: Financim minimalist

Adriatik Lapaj tha se do të hapë një parti të re. Në këtë projekt, Lapaj pohoi se nuk është i vetëm dhe se ndryshe nga partitë e tjera nuk kërkon votën, por bashkimin drejt Parimeve.

I ftuar në A2 CNN, Lapaj tha se baza e partisë së tij do jetë vetëorganizimi, pra jo nga qendra. Ai tha se do të financohet nga populli, me një financim minimalist.

“Nuk po mundohem që të bind askënd, pra të takoj dikë dhe ta bind që të më bashkohet, po takoj për t’i ftuar për të qenë pjesë e parimeve, unë e kam bindjen që nuk duhet të ftojmë njerëzit për parimet. Nuk kam asnjë nga pas, vetëm parimet. Në krah do jenë burra, gra, vajza dhe djem, profesionist, të rinj, por jo dhe aq të rinj, dhe njerëz që kanë eksperiencë pune, do jetë një konglomerat vlerash, ai është një tren i hapur pa dyer dhe pa dritare ku kushdo mund të hipi për të realizuar këto parime. Nuk jam i vetëm, radhët po shtohen goxha, do i dalloni në shtator, kam bërë thirrje për vetëorganizim, unë kam ndarë mendjen, që kjo do jetë lëvizje e populli, me financime minimaliste aq sa duhet për të mbajtur mekanizmin gjallë”, u shpreh ai.

Lapaj tregoi edhe disa nga pikat kryesore të programit ku do të mbështetet kjo forcë e re politike.

“Ne na duhet që të hapim garën, që të mos jetë një muaj para zgjedhjeve se kush do jetë deputet, duhet një ligj për referendumet, një ligj që të depolizitojë administratën dhe kjo u duhet të gjithëve, në këtë kuptim, po thuhet për herë të parë”, tha Lapaj.

 

Të fundit