Flash News

E-TJERA

Do të kryej betimin në PE, zbardhet 'leja shpërblyese' nga Drejtoria e Burgjeve për Fredi Belerin

Do të kryej betimin në PE, zbardhet 'leja shpërblyese'

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të Shqipërisë ka miratuar një leje 5 ditore për ish-kryebashkun e Himarës, Fredi Beleri, që të betohet si eurodeputet i Greqisë për partinë “Demokracia e Re” ditën e hënë, më 15 korrik.

Sipas dokumentit të zbardhur, leja e Belerit do të nisë ditën e hënë, kur ai do të udhëtojë drejt Strasburgut në Francë për të kryer betimin dhe të marrë mandatin e tij si ligjvënës evropian.

"Pas kërkesës së të dënuarit Dhionisis (Alfred) Beleri për leje shpërblyese në funksion të ndjekjes së punimeve në Parlamantin Europian në datat 15-20 korrik 2024 në Strasburg, referuar Urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm nr. 733 prot, datë 04.06.2024 “Për përbërjen dhe funksionimin e Bordit të Monitorimit të dhënies së lejes shpërblyese dhe të veçanta për të burgosurit në IEVP” është dhënë leje shpërblyese për të dënuarin Dhionisis (Alfred) Beleri nga data 15 korrik deri në 20 korrik 2024.

Pas përfundimit të lejes pesë ditore, i dënuari Alfred Beleri do të kthehet në burgun e Fierit për të vazhduar kryerjen e dënimit, sipas vendimit të GJKKO", shkruhet në dokumentin zyrtar të lejes nga Drejtoria e Burgjeve. 

Do të kryej betimin në PE, zbardhet 'leja shpërblyese'

Kujtojmë se Beleri kërkon të Shkonë në Asamblenë e Parlamentit Europian për t’u betuar si eurodeputet, pasi arriti të fitojë mandatin si kandidat i partisë Demokracia e Re në Greqi.

 

 

 

 

 

Të fundit