Flash News

E-TJERA

Do të kryente atentat? Kapet me armë 49-vjeçari i dënuar për vrasje, policia: Me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Do të kryente atentat? Kapet me armë 49-vjeçari i dënuar

Policia ka arrestuar një 49-vjeçar në Fier, pasi qarkullonte i armatosur. Në pranga ka rënë Shpëtim Kanda. Ky i fundit ka qenë i dënuar dy herë për vrasje dhe për vrasje të mbetur në tentativë. 

Policia e ka vlerësuar 49-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit.   

Ndërkohë sekuestroi armën e zjarrit të tipit pistoletë, municion luftarak dhe 1 automjet. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Hoxharë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:   

- Sh. K., 49 vjeç, banues në Fier, i dënuar 2 herë më parë, për veprat penale "Vrasja", "Vrasja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak". 

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, dhe një krehër me municion luftarak. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti tip "Benz" me të cilin udhëtonte ky shtetas”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

 

Të fundit