Flash News

E-TJERA

Do të lehtësohen masat anti-Covid? Mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve

Do të lehtësohen masat anti-Covid? Mblidhet sot Komiteti Teknik i

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet sot në orën 11.00 për të bërë një vlerësim të situatës epidemiologjike në vendin tonë.

Pritet lehtësim i masave kufizuese, pasi shifrat kanë ardhur në rënie. Këtë e paralajmëroi edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu disa ditë me parë.

Ajo tha se akutalisht kemi ulje të rasteve ditore dhe situata në spitale parasqitet e kontrolluar.

“Në Shqipëri vërehet që në dy javët e fundit kemi një ulje të incidencës të rasteve pozitive ashtu sikurse edhe situata në spitale vlerësohet të jetë e kontrolluar.

Kemi ulje dhe të rasteve të hospitalizimeve dhe gjithashtu edhe të fataliteteve në dy javët e fundit, krahasuar edhe me pikun e rasteve me variant Omicron në javën e tretë të muajit janar, ku kishim edhe një pik të rasteve”, bëri me dije Manastirliu.

Të fundit