Flash News

E-TJERA

Do të përballet Shqipëria në ndeshjen e parë, Italia publikon listën e Euro 2024

Do të përballet Shqipëria në ndeshjen e parë, Italia

Italia, kundërshtarja e parë e Shqipërisë në grupin e saj në Euro 2024, ka publikuar sot listën e futbollistëve që trajneri Luçiano Spaleti ka grumbulluar për aktivitetin. Trajneri në fakt ka grumbulluar 30 lojtarë, me 26 nga të cilët që do të jenë në listën përfundimtare.

Ajo që bie në sy se në këtë listë është se ka shumë emra të rinj si Buonxhorno, Kalafiori, Folorunsho apo edhe Orsolini që kanë luajtur pak herë me fanellën e të kaltërve.

Jashtë ndërkohë është lënë një emër si Çiro Imobile, një lojtar i rëndësishëm në të kaluarën për Italinë por që nuk bën pjesë në planet e Spaletit, ashtu si edhe Lokateli e Gati.

LISTA E PLOTË: 

PORTIERË: Donaruma (PSG), Vikario (Totenhem), Meret (Napoli), Provedel (Lacio).

MBROJTËS: Açerbi, Bastoni, Darmian (Inter), Skalvini (Atalanta), Buongxhorno (Torino), Mançini (Roma), Kalafiori (Bolonja), Di Lorenco (Napoli), Belanova (Torino), Dimarko (Inter), Kambiaso (Juve).

MESFUSHORË: Barela, Fratesi (Inter), Kristante, Pelegrini (Roma), Faxholi (Juventus), Zhorzhinjo (Arsenal), Riçi (Torino), Folorunsho (Verona).

SULMUES: Kieza (Juventus), Raspadori (Napoli), Retegui (Xhenoa), Skamaka (Atalanta), Orsolini (Bolonja), Zakanji (Lacio), El Sharaui (Roma)

Të fundit