Flash News

E-TJERA

“Do të pres veshin”, Shehaj flet pas përplasjes me Manjën: Më tha ‘ta tregoj unë ty, jam ministri i Drejtësisë

“Do të pres veshin”, Shehaj flet pas përplasjes me

Deputeti Agron Shehaj ka folur pas përplasjes me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja sot në Kuvend.

Duke folur në Opinion, Shehaj tha se Manja iu drejtua me tone kërcënuese, ndërsa e kishte të fikur mikrofonin, ndërsa debatonin për amnistinë penale.

“Mbajta nje fjalim lidhur me efektet e amnistisë penale. Tre javë më parë deklaroi se nuk do të përfitojë asnjë i korruptuar, më pas thotë SPAK thotë kanë përfituar. 

Më pas ai tha ta tregoj unë ty, jam ministri i drejtësisë, jo të pres veshët, deklarata që nuk priten nga një ministër. Gjithcka që tha Manja ishte shpifje, ka gënjyer haptas. Kudo ku ministri kapet në gënjeshtër duhet të japë dorëheqjen. 

Gjuha e përdorur, ta tregoj unë ty, shteti do merret me ty jo financues mediash, e evazion fiscal janë shpifje...Mirë që s’më tha vrasës”, tha Shehaj.

 

Të fundit