Flash News

E-TJERA

“Do të regjistrojmë pronën për 30 mijë euro”, arrestohen 4 persona për mashtrim

“Do të regjistrojmë pronën për 30 mijë

Policia ka arrestuar 4 persona pasi kishin mashtruar prej disa vitesh një shtetas, me pretendimin se do të ndikonin për t’i regjistruar një sipërfaqe toke në organet kompetente.

Tre nga të arrestuarit u kapën në flagrancë duke i marrë 30 000 euro një personi, pasi e kishin mashtruar se do të ndikonin për t’i regjistruar pronën. Personi i katërt i vënë në pranga është punonjësja e një banke, e cila dyshohet se në kundërshtim me ligjin, ka transferuar një shumë parash që i ka shërbyer këtij rasti mashtrimi.

Si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive për dokumentimin me prova ligjore të një rasti mashtrimi me pasoja të rënda që kryhej prej disa vitesh nga një çift bashkëshortësh dhe vajza e tyre, u finalizua operacioni policor i koduar ‘Utopia’, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit I.S., 73 vjeç dhe Sh.S., 68 vjeçe, bashkëshortë, vajza e tyre R.S., 48 vjeçe – të tre banues në Pogradec, si dhe E.I., 31 vjeçe, banuese në Tiranë

Gjatë periudhës hetimore u provua se shtetasit I.S., Sh.S. dhe R.S. kishin mashtruar prej disa vitesh një shtetas, me pretendimin se do të ndikonin për t’i regjistruar një sipërfaqe toke në organet kompetente. Shtetaset Sh.S. dhe R.S. u kapën në flagrancë duke i marrë 30 000 euro këtij shtetasi, për këtë qëllim.

Ndërkaq, E.I., punonjëse në një bankë të nivelit të dytë, u arrestua pasi dyshohet se në kundërshtim me ligjin, ka kaluar në llogarinë e vet një shumë parash të shtetasit të mashtruar të cilën më pas ia ka dorëzuar shtetaseve Sh.S. dhe R.S.”, njofton policia. 

Të fundit