Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Do të djeg me benzinë”/ Nga njohja me Dan Hutrën tek “arratisja” nga shtëpia, Alketa Hyseni rrëfen tmerret

Alketa Hyseni ka dhënë detaje për njohjen me Dan Hutrën në maj të vitit të kaluar dhe si përfundoi fejesa e tyre me kërcënime e shantazhe.
Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, ajo ka treguar se nuk kishte dijeni për të shkuarën kriminale të Dan Hutrës, i cili më 1 mars 2023 i ekzekutoi motrën dhe kunatën në banesë.
Hyseni tregoi se ai kishte sjelle të dhunshme, madje e rrahur në mes të Durrësit ndërsa një ditë e ka futur në dhomë duke e kërcënuar se do e digjte të gjallë.
Ajo tha se mori vendimin për t’u larguar nga banesa pas dyshimeve të Dan Hutrës për atësinë e fëmijës.
PJESË NGA RRËFIMI:
"Jam njohur me datën 7 maj 2022. Një person i tretë më ka thënë mua që hajde pi një kafe me personin, as emrin s’dua t’ia përmend. Kemi pirë kafe para shtëpisë, fillimisht kishte sjellje të mirë, interesohej."
"Jemi takuar disa herë dhe me datën 24 maj kemi bërë fejesën. Shkesi quhet Sabri, e njihja si person, thjesht përshëndeteshim. Një ditë rastisa me të dhe më tha hajde pimë një kafe. Dan Hutra kishte kërkuar nuse nëpërmjet atij."
Në atë kohë nuk e dija që ishte në një lidhje. Ai fliste greqisht me dikë, por se dija kush ishte.
Pse të përzgjodhi ty shkesi?
"Jeton afër nesh dhe merrej me këtë punë, shkuesinë. Më tha ‘është djalë i mirë, hajde njihje”. Ashtu ishte fillimisht, sillej mirë. Kur më tha ‘dua të pi kafe me familjen tënde’, unë s’kam dashur. Ai ka marrë motrat në telefon dhe e ka përhapur vetë, pa i dhënë fjalën unë.
"Unë u fejova me të, por nuk kishim bërë letrat. As 1 muaj nuk kam bashkëjetuar me të. 29 maj kemi bërë një drekë në Kukës tek një lokal, nuk ia ka kërkuar askush. I thashë “jo, s’ka pse”. Ishte një drekë e thjeshtë. Në drekë u acarua se sipas tij i kishin vjedhur 1 mln lekë, po zihej me nënën e vet dhe po bënte debat. Jemi nisur në Tiranë dhe filloi të thoshte “çfarë ishin ata njerëzit e tu, që nuk dhanë lekë”.
Si ishte bashkëjetesa?
Ishte shumë e keqe, acarohej për gjënë më të vogël. Nuk i pëlqente e folura ime. I kam thënë ditën që piva kafen i thashë “dua të njoh”, më tha “nëse se bëjmë tani, nuk e bëj më. Që ditën kur shkova në shtëpi dhe bleva rrobat. Thotë kam harxhuar 6 mln lekë, shikojini dhe shiheni a kushtojnë aq apo jo."
"Mua nuk më pëlqente diçka dhe thashë më mirë ta kthej. Shkuam për ta kthyer, por nuk pranoi. Gjatë rrugës i ra parakolpi makinës së tij dhe në momentin që i thotë nënës së vet do rregulloj makinën.
"I tha nëna “sa bën?”. Sa iku ai, nëna e tij më tha “ ti s’je njeri, ngeli duke harxhuar lekë për ty”. Unë nuk fola dhe kur erdhi Dan Hutra më pyeti çfarë kisha, dhe nuk i ktheva përgjigje. Pyeti dhe nënën e më pas nisi të përplasë gjërat."
Si e mësove shtatzëninë?
"Nuk ndihesha mirë, ika të marr test me ish-vjehrrën dhe rezultoi se isha shtatzënë, E mora në telefon dhe më solli lule. Shkoi mori prindërit e mi dhe motrën. Pasi bëmë drekën familjare më tha do ikim të nesërmen të bëjmë ekon. Duke qenë se kam mish të huaj në bark, nuk shihej foshnja."
"Mjekja bashkë me këtë, thanë; do ikim tek spitali privat për të bërë analizat e gjakut. E bëra analizën dhe më tha ‘do i marrësh në darkë’. Kisha rënë të flija dhe ai po priste analizat, kanë ardhur analizat në darkë nga ora 21-22:00.
"Jemi çuar në mëngjes dhe fjala e parë e atij ishte; “më ke gjak”. Nuk më tha asgjë në darkë, pashë shqetësim, por s’më tha gjë. Në mëngjes tha vetëm një fjalë vetëm “më ke gjak”. Më pas ishte heshtje totale nga nëna e tij dhe nga vetë ai."
Është thënë termi 45 ditëshe shtatzënë?
"Mua s’më tha asgjë. Ia ka treguar atij, unë s’kam asgjë, letrat i ka marrë ai. Në momentin që kam ikur nga shtëpia, gjëja parë që kam bërë ishte eko. Atë ditë kam ikur, pasi më tha ato fjalë, kisha frikë sepse shihja heshtje të madhe. Telefonin tim e kishte ai."
"Motrat e Daan Hutrës marrin në telefon nënën e tij dhe më bëjnë me sëmundje të keqe, s’më tregojnë se isha shtatzënë. Madje ka shkuar tek e motra në Sauk dhe më ka numëruar ditët. E dinë ata të dy si i kanë bërë llogaritë dhe unë dilja sipas tyre 45 ditëshe."
Si ike?
"Tentova të dal nga dera. Nuk më lanë që të iki të marr analizat. Nëna e tij s’më la. Pasdite hypi lart të pijë kafe me një komshije dhe çfarë s’ka thënë. Gjithë familja ime ishte e sharë nga ajo. “S’ka pasur nënë, s’kanë ditur ta edukojnë”. Unë ika nga pas shtëpisë pasi dëgjova fjalët."
"Nuk kam pasur telefon, shkova në Institut kam qarë vetëm dhe më pas më pa një komshie, më tha “po ti këtu?”. I thashë kur të shkosh në shtëpi thuaj mamit të mos bëhet merak sepse jam mirë. U ktheva, shkova në shtëpi mbasi fola me të. Filluan debatet dhe kërcënimet për shkak të fëmijës.
"I ka thënë motrës sime të ndjerë “Më bëj kafe”, ia ka bërë kafen dhe ka nxjerrë 10 mijë lekë e ka thënë babit “gocën ta kam lënë”. Është traditë dhe hoqëm unazat. Atë moment ndjeva sikur u lirova."
"Kur fliste në gjuhën greke e dëgjoja që ishte një grua. Ishte shtrirë duke folur në telefon dhe po e dëgjoja, i tha shqip më pas “shpirt”. I thashë çfarë janë ato fjalë, më tha “s’janë gjë”. Emrin për herë të parë ia kam dëgjuar atij, por edhe nëna e tij e dinte. Ata thoshin “e do për lekë”.
E dije që ka ekzekutuar bashkëjetuesen?
"Nuk e dija. Unë fola me kunatën e tij dhe kur e mori vesh më tha “të djeg me benzinë”. Më kapi për krahu dhe më dërgoi në dhomë tha “të djeg tani”. Motra e tij ndërhyri duke iu lutur se ka qenë duke më djegur."
Kur hodhi lekët tek kafja çfarë tha?
"Vazhdoi të kërcënonte, babait i futi thonjtë në fyt. Kërkonte lekët e shpenzimeve të drekës. Fillimisht tha janë 10 mln, pastaj tha 8 mln. Paratë janë kthyer nga kërcënimet e tij, 3300 euro. Pse vjehrra nuk thotë që ai në qershor më ka rrahur në mes të Durrësit, sepse kështu i tekej atij. Pse nuk tregon se i kam prerë edhe thonjtë e këmbës asaj. Apo hajt të hedhim baltë mbi familje, s’kanë turp."
Kur bëre denoncimin aty e mësove?
"Po aty mësova vrasjen dhe çdo gjë tjetër. I kam thënë për ADN-në e fëmijës, ta bëjë ku të dojë analizën, është i tiji. Kam qenë që në fillim e gatshme, nuk ia ka mohuar askush të drejtën e fëmijës. Nëse e mban fjalën, të varet aty, siç ka thënë. Janë trillime të tij që i krijon me mendjen e tij dhe i beson."
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38