Flash News

E-TJERA

'Do të të presim kokën', kërcënohet me jetë ish-oficeri i Krimeve të Rënda në Elbasan

'Do të të presim kokën', kërcënohet me
Në foto: Ish-oficeri i Krimeve të Rënda, Abaz Lala

Kërcënohet me jetë ish-Oficeri i Krimeve të Rënda në Elbasan, Abaz Lala.

Mësohet se, Lala ishte kthyer para pak ditësh për festa në Shqipëri, pasi kishte qëndruar jashtë shtetit. Persona të panjohur për Lalën kanë trokitur në derën e tij, duke e kërcënuar se "do t'i presin kokën".

Menjëherë, Lala ka njoftuar policinë, duke raportuar se kërkonin ta ekzekutonin.

Nuk dihen ende shkaqet e kërcënimit, ndërkaq uniformat blu kanë nisur hetimin.

Të fundit