Flash News

E-TJERA

“Do të vras sa të dal nga burgu”, gazetarja rrëfen telefonatën e Sabrina Bengajt me autorin: Përgjegjëse disa institucione  

“Do të vras sa të dal nga burgu”, gazetarja rrëfen

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka rrëfyer detaje të reja lidhur me vrasjen e 23-vjeçares Sabrina Bengajt pesë ditë më parë në Fier nga ish bashkëshorti i saj Elton Metaj.

Duke folur në ‘Open’, gazetarja tregon se dy javë para se të dilte nga burgu, Metaj e ka telefonuar  Sabrina Begajn duke e kërcënuar se do ta vriste kur të dilte nga qelia.

Sipas saj kjo vrasje nuk do të ndodhte nëse institucionet do të kryenin detyrën e tyre duke e mbajtur prapa hekurave.

Unë do të dal nga burgu dhe do të të vras i ka thënë 2 javë pasi të dilte nga burgu i Zaharisë. Çështja nuk është ndjekur për një sërë rastesh neglizhente. Vetëm gjykata është përgjegjëse?! Nëse shikon dosjen e të tillë personazhesh, një sërë institucionesh janë bërë bashkë dhe të gjithë kanë dhënë kontribut për t’i dhënë lirinë.

Përfshirë mjekë psikiatër, të cilët e panë si një person me probleme mendore. Po flasim për ata burra që ushtrojnë dhunë në familje. Që nga janari 380 burra të arrestuar për akuzën e dhunës në familje, dhunë ndaj grave, ndaj fëmijëve, ndaj prindërve. Ishte një divorc i papranuar, ky ishte thelbi i konfliktit të tyre, një fund historie që ai nuk ishte dakord”, tha Hoxha.

 

Të fundit