Flash News

E-TJERA

Komiteti Kombëtar i Imunizimit merr vendimin: Vaksinimi me AstraZeneca në Shqipëri do të vijojë

Komiteti Kombëtar i Imunizimit merr vendimin: Vaksinimi me AstraZeneca

Vaksinimi me dozat e kompanisë AstraZeneca në Shqipëri do të vijojë.

Ky vendim u mor këtë mbrëmje nga Komiteti Kombëtar i Imunizimit.

Vaksinimi me AstraZeneca në vendin tonë kanë nisur që ditën e shtunë me mësuesit dhe pedagogët me mbërritjen të premten të një sasie prej 38 mijë e 400 doza të AstraZeneca nga platforma COVAX.

Ndërkohë, disa vende të Bashkimit Evropian si Gjermania, Franca, Italia etj., kanë bllokuar vaksinën e AstraZeneca, pasi ka dyshime se shkakton mpiksje të gjakut.

Të fundit