Flash News

E-TJERA

“Do të vras”/ Përndoqi Noizy-n në rrjete sociale, arrestohet në Rinas, Kleviol Ahmeti

“Do të vras”/ Përndoqi Noizy-n në rrjete sociale,

Reperi dhe personazhi i njohur i Tik Tok, Kleviol Ahmeti është arrestuar në aeroportin e Rinasit.

Arrestimi i Ahmetit vjen pas një denoncimi të bërë nga reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy. Ky i fundit bashkë me babain e tij kanë denoncuar në polici Ahmetin, pasi Cllevio ka përndjekur në rrjete sociale Noizy-n.

Ahmeti është shfaqur në disa video në Tik Tok duke e kërcënuar reperin se “do ta vrasë dhe do ta shkatërrojë”.

Këto kërcënime, sikurse Noizy ka shprehur në denoncim i kanë dhënë gjendje ankthi dhe frike.

Ahmeti është arrestuar disa herë edhe për trafikim lëndësh narkotike, ndërsa një vit më parë u përfshi në një sherr me Noizy-n. Këtij të fundit i kërkoi falje, e cila zgjati shumë pak kohë pasi rinisi sulmet ndaj reperit.

Të fundit