Flash News

E-TJERA

Do të vrisnin dhëndrin e Qazim Sejdinit, GJKKO dënon me 27 vite burg tre të akuzuarit

Do të vrisnin dhëndrin e Qazim Sejdinit, GJKKO dënon me 27 vite

GJKKO ka dënuar me 27 vite burg në total, tre të akuzuarit për grabitje dhe sigurimin e kushteve për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Të dënuarit janë Ilirian Feçi, Elvis Koçi dhe Agim Gjini, për 'vjedhje me dhunë' e 'sigurim kushtesh për të kryer vrasje', mes të cilave atë të Sokol Sanxhaktarit.

Ngjarjet kanë ndodhur në vitet 2011, 2013 dhe 2020.

Elvis Koçi u dënua me 7 vite burg, Ilirian Feçi me 10 vite burg dhe Agim Gjini me 10 vite burg.

Të fundit