Flash News

E-TJERA

Do të zëvendësojë në detyrë Bajram Begajn, kush është Arben Kingji

Do të zëvendësojë në detyrë Bajram Begajn, kush

Arben Kingji pritet të jetë Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke zëvendësuar në detyrë Bajram Begajn.

Emri i tij është propozuar nga kryeministri Edi Rama, i cili do të shkojë në presidencë për t’u dekretuar nga Bajram Begaj. 

Kush është Arben Kingji

Kolonel Arben Kingji mban aktualisht detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Gjeneral brigade Arben Kingji ka ushtruar edhe detyra të tjera si ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Rumani.

Me herët ai ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake. Ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë. Gjeneral brigade Kingji ka mbajtur detyrën e komandantit të kontigjentit në disa misione në Afganistan e Irak.

Në vitin 2016 ai përfundoi edhe studimet për drejtësi në Ëinsdom University. Për kontributet e tij në Forcat e Armatosura, gjeneral brigade Arben Kingji është nderuar me disa medalje. Ai mban edhe medaljen e Artë të Shqiponjës, dhënë nga Presidenti i Republikës.

 

Të fundit