Flash News

E-TJERA

Meta tregon pse po e "kërcënon" Rama: Do ti pritet dora

Meta tregon pse po e "kërcënon" Rama: Do ti pritet dora

Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama se çfarë kërkon Meta të bëhet mbret apo dëshmor i kombit. Sipas Kreut të Shtetit, ky është një kërcënim që Rama po e bën për interesa të armiqëve të Shqipërisë. Ai tha në "Zonë e Lirë" se popullit shqiptar do ti kthehet e drejta e referendumeve.

"Është kërcënim që ai e bën për llogari të armiqëve të Shqipërisë, të cilët janë shumë të shqetësuar se Presidenti po i prish planet si Gjykata Kushtetuese dhe ndryshimi i kufijëve të Kosvës. Kjo është kështjelllë e pampshtur. Do ketë referndum, do ti pritet dora kujdo që cënon të drejtën e qytetarëve. Populli shqiptar do e marrë fatin në dorë përmes referendumeve", tha Meta.

Të fundit