Flash News

E-TJERA

"Do t’ia presim “kokën” krimit"/ Dje u arrestua për ryshfet, çfarë deklaronte zv.ministrja Voda kur ishte në detyrë

"Do t’ia presim “kokën” krimit"/ Dje u arrestua

Ish-zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda iu caktua ditën e djeshme masa e sigurisë "arrest shtëpie nga SPAK, pasi gjatë periudhës që ka qënë me detyrë, është përfshirë në një skandal të emërimit të paligjshëm të personave në administratën Publike.

Sipas hetimeve të SPAK, dyshohet se Voda, ka marë një sasi prej 2 mijë euro në këmbim të futjes në punë të një vajze të re, me emrin Florida Beu, e cila është emëruar me detyrë punonjëse në administratën civile, në kategorinë ekzekutive.

Por, në kohën kur Rovena Voda mbante detyrën e zëvendësministres, gjatë intervistave të dhëna për mediat, ajo zotohej për luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Ajo deklaronte se do të goditen dhe do të bllokohen pasuritë dhe asetet e paligjshme, me qëllim që t’u pritet “koka” grupeve kriminale.

“Flas me pasion për Policinë e Shtetit për shkak se kam dy vjet në atë ministri dhe shoh nga afër vullnetin edhe punën e palodhur të të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit. Ne ndërmorëm Vetingun, një Prokurori e pastër, pse jo të kemi edhe një Polici të pastër. Sepse ata janë vija e pare që përballen me krimin. Lufta kundër krimit të organizuar është një prioritet për hapjen e negociatave me BE. Ajo që po duam t’i mëshmojmë më fort është lufta kundër aseteve kriminale. Mendojmë se nëse do vazhdojmë të godasim në bllokimin e pasurive, aseteve të paligjshme ne do të mundemi t’ia presim ‘kokën’ lulëzimit të grupeve kriminale”, deklaronte Rovena Voda në intervistën e dhënë në emisionin "Provokacija" të Mustafa Nano.

Ndërsa në një interviste tjetër televizive, Voda jepte leksione jete dhe këshilla për vajzat që duan të bëjnë karrierë në drejtësi, apo të përfshihen në politikë.

“Gjëja e parë është punoni shumë. Shumë punë, këshilla e parë që dua të jap. E dyta të dinë vlerat e vetes. Të njohin vlerat e vetes së tyre. Shpesh herë ambientet ku punojmë nuk janë shumë miqësore, të bëjnë të dyshosh te aftësitë e tua. E treta, më pëlqejnë gratë dhe vajzat kurajoze. Të jenë të guximshme. Të guxojnë që të përqafojnë sfidat dhe ndryshimin. Këto janë tre këshillat më të mira që do jepja për çdo vajzë dhe çdo femër”, shprehej Voda në intervistën e dhënë për emisionin "Vizioni i Pasdites".

Të fundit