Flash News

E-TJERA

“Do t’iu shfarosim”, Hoxha tregon mesazhin e autorëve në atentatin e “Don Boskos”

“Do t’iu shfarosim”, Hoxha tregon mesazhin e autorëve

Gazetari Artan Hoxha ka folur mbi atentatin e ndodhur dy ditë më parë në një lokal në zonën e “Don Boskos”.

I ftuar në studion e “Opinion” në Klan TV, Hoxha tha se ngjarja e ndodhur në lokalin e Fatjon Muratit është një mesazh i pastër nga grupet kriminale, për t’iu thënë kundërshtarëve se do t’i shfarosin.

Hoxha u shpreh se në kohën kur Murati ishte me “Arrest shtëpie” ka qenë jashtë shtetit. Gazetari cilësoi kambanë alarmi faktin që ai grup vrasësish sot lëviz i lirë dhe kthehen në rrezik potencial për qytetarët.

“Fatjoni është larguar nga Shqipëria në fund të dhjetorit dhe ka ardhur në Shqipëri më 6 mars. Gjatë kohës që ka qenë në “arrest shtëpie” ai nuk ka qenë në shtëpi. Edhe sikur të ishte në burg, do kishte ndodhur kjo ngjarje. Është zinxhir, kjo ngjarje kanë vite qe ndodhin dhe do të ndodhin. Sot një skuadër vrasësish janë të lirë dhe janë në rrezik serioz për jetën e çdo qytetari. Mënyra se si kanë hapur zjarr, vetëm në ’97 ndodhnin gjëra të tilla. Kjo ngjarje ka një mesazh, vitin e kaluar u vra Brilant Martinaj, që është se do iu shfarosim dhe nuk do të falet askush. Policia shkon pret fijet e kamerave. Kamerat nuk vihen për të ndjekur veprimet e policisë, ato vihen që ata të mbrohen nga kundërshtarët e tyre. Isha në Shkodër, direk më erdhën aty, hoqa kapelën më lanë, lere se kush po merret me atë”, tha Hoxha.

Të fundit