Flash News

E-TJERA

“Do t’ju mbysim në gjak”/ Alarm për bombë në shkollat e Tiranës

“Do t’ju mbysim në gjak”/ Alarm për bombë

Disa prej shkollave të Tiranës janë alarmuar mëngjesin e kësaj të premte nga një email anonim, ku kërcënonte për bomba.

Emaili është dërguar nga profili “Shqipëria Shqipëria” dhe shkruhej se “gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla dhe se fëmijët dhe gratë do të vriten vetëm nëse na pengojnë”. Kërcënuesi duket se është ekstremist islamik, teksa merr si shembull sulmin në Nice të Francës.

Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në shkolla dhe alarmi ka rezultuar fals, teksa mësimi po vijon normalisht.  Mendohet se kemi të bëjmë me një sulm kibernetik dhe është duke u hetuar se kush është personi që ka dërguar e-mail.

Më posthë, emaili që i është dërguar shkollës 9 vjeçare “Katund i ri” në Tiranë.

Përmbajtja e email-it kërcënues:

Ne gjithmonë kemi pritur ditën kur mund të zbresim

në qytet dhe të mos fshehim fytyrat tona Do të vijë dita kur imazhet tona në kokat tona do të bëhen forca shkatërruese e realitetit që do të ndjeni në këto mure

Gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla Ne do të prerë qafën e tyre

Armiqtë E Allahut do t’i shtrembërojnë veprimet tona Sheriati nuk i ndan jobesimtarët në ndërluftues dhe paqësor

Thashë: “O I Dërguari i Allahut kuajt tanë shkelën mbi gratë dhe fëmijët e idhujtarëve. Ai tha: “ata janë nga baballarët e tyre.”

Fëmijët dhe gratë do të vriten vetëm nëse na pengojnë

Ne do t’ju shkatërrojmë në rrugë Kamionët tanë janë të mbushur me eksploziv Ata do t’ju shkatërrojnë në sheshet kryesore si Në Nice

Dhe ai do t’i presë turmat me thika Ata do të hyjnë në ju dhe do të hedhin veten në erë

Të fundit