Flash News

E-TJERA

Do trafikonte armën drejt Italisë, arrestohet 30-vjeçari në Rinas

Do trafikonte armën drejt Italisë, arrestohet 30-vjeçari

Policia kufitare arrestoi një 30-vjeçar në aeroportin e Rinasit.

Policia njofton se  Halil Hysaj, rezident në Itali ka tentuar të trafikojë armë nga vendi ynë drejt shtetit fqinj.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas vijojnë punën intensive për garantimin e lëvizjes së lirë të shtetasve dhe zbatimin e procedurave të kontrollit në kufi, me fokus parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie. 

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara me qëllim parandalimin e çdo paligjshmërie, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor të koduar “Siguria”, në kuadër të të cilit u godit një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri, nga Shqipëria në Itali.


Gjatë këtij operacioni, u kap në flagrancë, në dalje të Shqipërisë, dhe u vu në pranga shtetasi shqiptar H. H., 30 vjeç, rezident në Itali.

Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton Policia.

Të fundit