Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Do t’u kalojmë pasurinë e një personi që ka vdekur"/ Shkatërrohet grupi i mashtrimit kompjuterik, shkaktuan një dëm prej 100 mijë eurosh

Policia ka goditur një grup në fushën e mashtrimit kompjuterik në kuadër të operacionit “TRASHËGIMIA”. Si rezultat është vënë në pranga 30-vjeçarja me iniciale V. LL, banuese në Tiranë, teksa pjesë e skemës kriminale ishin dhe shtats të huaj.
Sipas burimeve zyrtare, 30-vjeçarja kishte vendosur në dispozicion të disa shtetasve të huaj, llogarinë e saj bankare, me qëllim mashtrimin e shtetasve shqiptarë në hapësirën virtuale. Për këtë qëllim, ajo ka dërguar dhe kartën e saj bankare, së bashku me kodin përkatës, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim tërheqjen e këtyre shumave monetare nga këta shtetas.
Sipas policisë 30-vjeçarja përfitonte 10% të shumës monetare për veprimet që kryente së bashku me shtetasit e huaj. Nga verifikimet e kryera deri më tani rezultojnë se janë disa shtetas shqiptarë të dëmtuar, të cilët janë identifikuar plotësisht nga ana jonë.
"Ekzistojnë dyshimet e arsyeshme që deri më tani ky grup ka arritur të dëmtojë shtetas shqiptarë dhe të huaj në shuma të ndryshme në një total prej 100.000 eurosh, por që nuk përjashtohet fakti që kjo shumë të ndryshojë me vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve." thuhet në njoftimin e policisë.
30- vjeçarja akuzohet për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”. Policia njofton se vijon puna në bashkëpunim me parterët, për identifikimin e plotë dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale edhe të 3 shtetasve të huaj, të cilët janë bashkëpunëtorë në këtë skemë kriminale.
Për sa më sipër, Njësia e Hetimit Kibernetik ka identifikuar plotësisht skemën e përdorur, e cila njihet dhe si “Mashtrimi i trashëgimisë”.
Si veprohet në rastet e skemës së "mashtrimit të trashëgimisë":
“Mashtrimi i trashëgimisë” është kur thuhet se dikush shumë i pasur nuk është më dhe se ju jeni ai që mund të marrë një trashëgimi të madhe.
Një person që pretendon të jetë avokat nga jashtë shtetit ose pretendon të jetë ndonjë nëpunës tjetër ligjor ju dërgon një mesazh nëpërmjet postës elektronike (e-mail), një mesazh në rrjete sociale ose një letër. Ata ju tregojnë se një person i pasur nuk është më dhe ka lënë pas një shumë të madhe parash duke përmendur dhe emrin tuaj.
Avokati është duke administruar trashëgiminë dhe nuk ka qenë në gjendje të identifikojë asnjë nga të afërmit e personit që nuk është më. Si rezultat, paratë do të shkojnë për qeverinë ose nuk mund të tërhiqen. Avokati sugjeron që, ai mund t’ju ndihmojë që ju të tërhiqni trashëgiminë dhe pastaj mund të ndani paratë midis jush.
Mashtruesit do të theksojnë nevojën për fshehtësi dhe do t'ju paralajmërojnë të mos i tregoni askujt tjetër në lidhje me marrëveshjen. Për t'ju nxituar në kryerjen e veprimeve dhe në të njëjtën kohë të ndërmerrni një vendim të nxituar, ata gjithashtu do të theksojnë nevojën për të vepruar shpejt duke vendosur dhe afate në raste të caktuara.
Sidoqoftë, nuk ka asnjë trashëgimi dhe personi që ju kontakton nuk është avokat ose nëpunës ligjor, ai thjesht po krijon një terren për të arritur qëllimin e tij, pra të mashtrojë personin që po komunikon.
Nëse ju i përgjigjeni mashtruesve, ata do t'ju kërkojnë të paguani tarifa të ndryshme, si për shembull: taksat, tarifat ligjore, tarifat bankare etj, në mënyrë që ata të mund të lirojnë trashëgiminë ekzistuese, me qëllim që ju ta zotëroni atë.
Sa herë që bëni një pagesë, mashtruesit do të nxjerrin arsye pas arsyeje se përse trashëgimia nuk mund të paguhet nëse ju nuk do të bëni një pagesë tjetër. Nëse kërkoni që këto pagesa të merren nga trashëgimia që ju po përfitoni, ata do t'ju japin gjithashtu arsye pse tarifat nuk mund të merren nga trashëgimia juaj dhe pse duhet të paguhen paraprakisht.
Nëse hezitoni të paguani një tarifë ose deklaroni se nuk mund ta përballoni atë, mashtruesit do t'ju bëjnë presion duke ju kujtuar se sa afër jeni për të marrë një shumë parash shumë më të madhe se tarifat që keni dorëzuar tashmë, dhe nga sa keni paguar tashmë.
Mashtruesit mund të kërkojnë gjithashtu detajet tuaja të bankës në mënyrë që ata të mund të paguajnë trashëgiminë direkt në llogarinë tuaj bankare. Por, nëse dorëzoni detajet e bankës tuaj, mashtruesit mund t'i përdorin ato për qëllime të tjera kriminale.
A jeni viktimë e mashtrimit të trashëgimisë?
• A keni marrë një mesazh në postën tuaj elektronike (e-mail), mesazh në rrjete sociale ose letër që ju informon se dikush me të cilin mund të keni lidhje nuk është më dhe ai nuk ka lënë testament ose ka lënë dhe jeni ju që mund ta trashëgoni?
• A keni paguar tarifa për persona që ofrojnë t'ju japin një raport pasurie që përfshin informacion mbi trashëgiminë dhe mënyrën se si mund ta kërkoni atë?
Çfarë duhet të bëni nëse jeni viktimë e mashtrimit të trashëgimisë?
• Raportojeni tek Njësia e Hetimit Kibernetik në Policinë e Shtetit;
• Ndërprisni të gjitha kontaktet e mëtejshme me mashtruesit;
• Mos u dërgoni më para;
• Mos u jepni detajet e bankës suaj;
• Nëse tashmë ju keni dhënë mashtruesve detajet e llogarisë suaj bankare, njoftoni menjëherë bankën tuaj;
• Nëse merrni ndonjë kërcënim nga mashtruesit pasi të keni ndaluar bashkëpunimin me ta, njoftoni menjëherë policinë;
• Jini të vetëdijshëm se tani ka të ngjarë të jeni një shënjestër e mashtrimeve të tjera. Mashtruesit shpesh ndajnë detaje me mashtrues të tjerë për njerëzit që kanë shenjëstruar ose që u kanë marrë me sukses shuma monetare, dhe ata përdorin identitete të ndryshme për të kryer mashtrime të mëtejshme;
• Njerëzit që kanë rënë tashmë viktima të mashtruesve janë veçanërisht të prekshëm nga mashtrimet për gjetjen e mashtruesve. Kjo është kur mashtruesit kontaktojnë njerëzit që tashmë kanë humbur para përmes mashtrimit dhe pretendojnë të jenë punonjës policie ose avokatë. Ata do ta këshillojnë viktimën se mund t'i ndihmojnë ata të rimarrin paratë e humbura dhe për këtë do të kërkojnë një tarifë.
Si të mbroni veten nga mashtrimi i trashëgimisë?
• Megjithëse ka kompani të ligjshme që sigurojnë jetesën duke gjurmuar trashëgimtarë, ata nuk e bëjnë atë në këtë mënyrë. Nëse ju kërkohet një tarifë, ka shumë të ngjarë të jetë e rreme.
• Letrat/dokumentet e siguruara apo bisedat me mashtruesit në përgjithësi janë shkruar ose formulohen keq. Kini kujdes për gabime drejtshkrimore, gramatikë të dobët apo materiale të cilat nuk kanë kuptim në gjuhën shqipe.
• Kini kujdes nëse ju kërkohet të kontaktoni një adresë të postës elektronike si @Yahoo, @Hotmail apo të tjera të ngjashme. Si rregull, firmat e ligjshme nuk i përdorin ato.
• Një firmë e ligjshme nuk ka aspak të ngjarë të japë një trashëgimi tek dikush i cili nuk ka të drejtë për të. Çdo kërkesë për marrjen e një pagese tregon se dikush ka qëllime aspak të mira.
• Mashtruesit shpesh pretendojnë se personi i cili nuk është më, ishte viktimë e një incidenti të reklamuar mirë, siç mund të jetë një përplasje aeroplani. Për të shtuar besueshmërinë, ata mund të përdorin edhe identitetin e dikujt që me të vërtetë ka humbur jetën në këtë incident.
KUJDES ! Rastet mund të jenë totalisht të ndryshme nga sa më sipër, por të gjitha do të kenë të përbashkët fitimin e një trashëgimie dhe pagesën për kryerjen e procedurave të ndryshme administrative dhe ligjore.
Nëse është kryer një mashtrim i tillë, raportojeni atë tek Njësia e Hetimit Kibernetik në adresën e postës elektronike [email protected], ose në numrin e telefonit 0694155552 në programet e komunikimit social si WhatsApp, Viber etj.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38