Flash News

E-TJERA

Do të udhëtonin jashtë Shqipërisë me teste të falsifikuara të Covid-19, policia i procedon penalisht

Do të udhëtonin jashtë Shqipërisë me teste të
foto ilustruese

Disa qytetarë kanë tentuar të kalojnë kufijtë shqiptarë me teste të falsifikuara të Covid-19 por janë kapur nga policia e cila i ka proceduar penalisht.

 “Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas kanë proceduar penalisht, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasit: R. P., 47 vjeçe dhe R. Sh., 23 vjeç, banues në Shkodër; L. L., 21 vjeçe dhe E. M., 39 vjeçe, banuese në Tiranë; D. G., 45 vjeç, banues në Berat dhe F. T., 37 vjeç banues në Burrel,”- thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, këta shtetas kanë qenë pasagjerë të linjave me destinacion Brukselin, Vjenën dhe Romën dhe gjatë përpunimit të dokumentacionit janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, me test të COVID-19 të dyshuar të falsifikuar.

Po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas u proceduan penalisht, për veprën penale ”Kalimi i paligjshëm i kufijve”, shtetasit E. Ç. dhe A. B., 29 vjeç, banues në Berat, pasi kanë tentuar të kalojnë për në Angli në mënyrë ilegale, si dhe shtetasi N. S., 33 vjeç, banues në Peqin, pasi ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të kundërligjshme.

Policia Kufitare paralajmëron se do të intensifikojë kontrollet.

Të fundit