Flash News

E-TJERA

‘DOBRA’ vë në pranga 107 trafikantët e drogës, çfarë u sekuestrua nga megaoperacioni Shqipëri-Spanjë-Gjermani

‘DOBRA’ vë në pranga 107 trafikantët e drogës,

Një megaoperacion i përbashkët mes policisë shqiptare, asaj spanjolle dhe asaj gjermane ka goditur një grup kriminal të trafikimit të lëndëve nakrotike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ndodhet në një konferencë për mediat në Madrird për të dhënë detaje nga operacioni i përbashkët.

Gjatë megaoperacionit janë vënë në pranga 107 persona të dyshuar si të përfshirë në fushën e krimit të organizuar në fushën e narkotikëve.

Nga kontrollet e kryera në 51 ambiente janë sekuestruar 23 shtëpi bari, 25 mijë bimë kanabis sativa, 938 kg boce kanabis, tri mjete luksoze, një detonator, dy armë zjarri, një bllokues valës, 68.760 euro.



Të fundit