Flash News

E-TJERA

Dogana Greke në Kakavijë në Grevë, kufizohen lëvizjet e mjeteve

Dogana Greke në Kakavijë në Grevë, kufizohen lëvizjet e

Policia e Kakavijës ka njoftuar për bllokimin e përkohshëm të kufirit në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK) Kakavijë, për shkak të protestave dhe grevave që do të zhvillohen nesër në Greqi. Greva, e thirrur nga doganierët grekë, do të zhvillohet nga ora 07:00 deri në orën 23:00, dhe gjatë këtij intervali nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve në PKK Kakavijë.

Sipas njoftimit të policisë, do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet për transportin e produkteve që prishen dhe automjetet me raste emergjencash shëndetësore.

Ky bllokim vjen pas thirrjeve për protesta dhe greva, që lidhen me aksidentin tragjik hekurudhor të ndodhur një vit më parë, më 28 shkurt 2023. Aksidenti, që u cilësua si më i rëndi në historinë e Greqisë, ndodhi kur një tren pasagjerësh dhe një tren mallrash u përplasën ballë për ballë në afërsi të qytetit Tempi, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 57 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Shumë prej viktimave ishin të rinj, përfshirë studentë që ktheheshin në universitet pas një pushimi festiv. Hetimet e ngjarjes zbuluan se aksidenti ndodhi për shkak të një gabimi njerëzor dhe problemeve të thella në sistemin hekurudhor grek, duke përfshirë mungesën e një sistemi automatik të sinjalizimit dhe menaxhimit të trafikut.

Të fundit