Flash News
Berisha: Për të mbrojtur Edi Ramën, shkojnë deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës
BBC world Questions (e plotë) / Qeveria Rama ‘nxin’ edhe në anglisht për një audiencë dhjetëra milionëshe
Kërkon pafajësinë, Fredi Beleri dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë
Atentati i dytë ndaj Trump, Berisha: Armiq të lirisë mendojnë të diktojnë me plumba rezultatin e zgjedhjeve në SHBA
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Dy persona janë arrestuar në Fier, pasi ishin shpallur në kërkim për "prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike" në bashkëpunim.
Në njoftimin e policisë bëhet me dije se në pranga ranë Ardis Caka, 22 vjeç, dhe Elton Duraj, 40 vjeç.
Njoftimi i policisë:
DVP Fier/Vijon megaoperacioni mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Të dënuar nga Gjykata e Apelit, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, vihen në pranga 2 shtetas.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në zbatim të planit të masave të megaoperacionit "Sundimi i ligjit", ka kapur dhe vënë në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim nga DVP Fier, konkretisht:
-Adis Caka, 22 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me 6 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 11 muaj e 23 ditë), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-Elton Duraj, 40 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me 6 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 2 muaj e 17 ditë), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, merreshin me përpunimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.