Flash News

E-TJERA

D*ogë e fshehur në pallat dhe “Mazda”, një i arrestuar në Tiranë, dy në arrati

D*ogë e fshehur në pallat dhe “Mazda”, një i

Në ambientet e përbashkëta të një pallati dhe në një automjet të parkuar përballë tij, është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike, e cila mbahej me qëllim shitjen.

Policia ka arrestuar G. D., 26 vjeç, dhe shpalli në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij A. A., 26 vjeç dhe D. A., 24 vjeç.

Gjatë operacionit, u sekuestrua 1 kg e 32 g lëndë narkotike kokainë, 377 g lëndë narkotike Cannabis Sativa, 13 tableta MDMA dhe automjeti tip “Mazda”.

3 shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kishin siguruar lloje të ndryshme lëndësh narkotike, sasi të të cilave i kishin fshehur në ambientet e përbashkëta të një pallati dhe në një automjet të parkuar përballë tij.

Të fundit