Flash News

E-TJERA

Dogjën 180 rrënjë ullinj dhe 10 ha shkurre në Durrës, arrestohet zjarrvënësi i dyshuar, në kërkim i vëllai

Dogjën 180 rrënjë ullinj dhe 10 ha shkurre në Durrës,

Identifikohen dy autorët e dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme të një sipërfaqe toke me ullinj në fshatin Maskuri në Durrës.

Sipas policisë, njëri prej tyre është vënë në pranga dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij.

Ata akuzohen se kanë vendosur zjarr në pronën e shtetasit I. T., ku janë djegur 180 rrënjë ullinj duke përfshirë dhe një sipërfaqe toke prej 10 hektarë me shkurre.

Dogjën me zjarr një sipërfaqe toke me ullinj në fshatin Maskuri, zjarri përfshiu dhe një sipërfaqe të madhe toke me barishte, identifikohen autorët e dyshuar të zjarrvënies. Vihet në pranga njëri prej autorëve të dyshuar, shpallet në kërkim autori tjetër.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin  Muharrem Çaushi  54 vjeç dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Kujtim Çaushi 39 vjeç, (vëllezër), banues në Maskuri, Durrës.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet kanë vendosur zjarr në pronën e shtetasit I. T., ku janë djegur 180 rrënjë ullinj duke përfshirë dhe një sipërfaqe toke prej 10 hektarë me shkurre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

 

 

Të fundit