Flash News

E-TJERA

Dogjën 2 makina, arrestohen 4 persona në Korçë

Dogjën 2 makina, arrestohen 4 persona në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar 4 të rinj që dyshohet s ekanë djegur një makinë në orët e para të mëngjesit.Në pranga ka rënë një 18-vjeçar, dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar.

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të veprimeve hetimore për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore, djegien e 2 automjeteve, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjet nr. 4 dhe 14, Korçë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 18 vjeç, dy shtetas 17 vjeç dhe një shtetas 16 vjeç, banues në Korçë.

Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe tërësia e provave të siguruara dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë djegur me zjarr, në lagjen nr. 4, automjetin tip “BMW” të shtetasit G. C., 20 vjeç, dhe në lagjen nr. 14, automjetin tip “Benz”, të shtetasit J. G., 18 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit