All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Dogjën flamujt e Serbisë/ Arrestohen dy persona, nën hetim penal edhe 6 të mitur

All - Paragraf - 1

Dogjën flamujt e Serbisë/ Arrestohen dy persona, nën hetim penal

Policia ka arrestuar dy persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë gjashtë të tjerë, pasi akuzohen se dogjën flamujt e Serbisë gjatë protestës së djeshme kundër vizitës së Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

All - Paragraf - 3

Të arrestuarit janë Astrit Cara, 41 vjeç, banues në Tiranë dhe Besnik Balani, 56 vjeç, banues në Krujë. Policia bën me dije se të proceduarit ishin të mitur të 15 e 16 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës

Sipas policisë ata kanë djegur 4 flamuj që ishin vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Flamujt serb ishin vendosur si pjesë e protokollit për shkak të vizitës së Vuçiçit.

Ky i fundit mbërriti dje në Tiranë, ku do të jetë dhe sot për samitin e radhës të "Open Balkan". Policia bën me dije se mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj”.

 

Të fundit