Flash News

E-TJERA

Dogjën mbeturinat, por flakët dolën jashtë kontrollit në Vlorë ; arrestohen dy persona, nën hetim një i mitur

Dogjën mbeturinat, por flakët dolën jashtë kontrollit

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona dhe proceduar një të mitur për zjarrin që përfshiu dje fshatrat Panaja dhe Bestrovë.

Të arrestuarit janë Sardi Dalipaj, 26-vjeç, banues në fshatin Bishan dhe Fatmir Rrapaj, 64-vjeç, banues në fshatin Mifol (punonjës të një firme pastrimi). Gjithashtu nën hetim është një i mitur, E. D., 14-vjeç.

Personat e mësipërm dyshohen se kanë ndezur zjarr për djegien e mbeturinave, anës rrugës së vjetër Vlorë-Novoselë dhe si pasojë flakët, të favorizuara dhe nga era, kanë dalë jashtë kontrollit, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme toke me ullinjë dhe bimësi të ndryshme.

Ata akuzohën për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Të fundit