Flash News

E-TJERA

Dogji 10 ha tokë në Rrogozhinë, arrestohet 41-vjeçari (EMRI)

Dogji 10 ha tokë në Rrogozhinë, arrestohet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia në Rrogozhinë pasi akuzohet për zjarrvënie. 

Në pranga ka rënë shtetasi Iljaz Rusta, i cili zipas policisë ka ndezur një zjarr në oborrin e shtëpisë së tij për djegien e mbeturinave por si pasojë e erës zjarri është përhapur duke djegur një sipërfaqe toke prej 10 ha me bimësi, ullinj dhe pemë frutore.

"Si rezultat i veprimeve të shpejta, pas disa minutash, është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i mjedisit pyjor”, i autorit të dyshuar, shtetasit I. R., 41 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ka qenë duke punuar në oborrin e një banese dhe ka ndezur zjarr aty, për djegien e mbeturinave. Si pasojë e erës së fortë, zjarri është përhapur shpejt duke djegur",- njofton Policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit