Flash News

E-TJERA

Dogji 600 hektarë bimësi në Parkun Kombëtar të Dajtit, arrestohet 63-vjeçari

Dogji 600 hektarë bimësi në Parkun Kombëtar të Dajtit,

Një zjarr masiv përfshiu dje një sipërfaqe të madhe në zonën e mbrojtur të Malit me Gropa, brenda Parkut Kombëtar të Dajtit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjedis.

Si pasojë e hetimeve të shpejta nga Policia e Tiranës, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies, një 63-vjeçar me banim në Fushë-Stanë, i cili dyshohet se ndezi zjarr gjatë punës si bari, duke shkaktuar djegien e rreth 600 hektarëve kullota dhe bimësi natyrore.

"Nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas dyshohet se gjatë punës si bari në zonë, ka ndezur zjarr në një sipërfaqe kullotë, në vendin e quajtur “Fushë Stanë”, në zonën e Malit me Gropa, i cili, i favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta, ka sjellë si pasojë djegien e rreth 600 hektarëve tokë me kullota dhe bimësi të ndryshme, në zona të tilla si lugina e Grykës së Mullinit, Qafa e Qershisë, të cilat ndodhen brenda kufijve të Parkut Kombëtar të Dajtit, që bën pjesë në Zonat e Mbrojtura Natyrore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”", thuhet në njofti m.

Të fundit