Flash News

E-TJERA

Dogji dhjetëra hektarë kullota, arrestohet 42-vjeçari në Fier

Dogji dhjetëra hektarë kullota, arrestohet 42-vjeçari në

Policia e Fierit ka arrestuar 42-vjeçarin, Faboi Rrapaj, pasi ndezi një zjarr ku u dogjën dhjetëra hektarë në territorin e fshatit Jarua në Levan të Fierit.

Rrapaj ka ndezur një zjarr për të djegur barishte në tokën e tij, por zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur 20 hektarë me bimësi, 2 hektarë vreshta dhe 400 rrënjë ullinj.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Fierit për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit