Flash News

E-TJERA

Dogji dy makinat e xhaxhit të tij, shpallet në kërkim 30-vjeçari

Dogji dy makinat e xhaxhit të tij, shpallet në kërkim

Policia e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar, i cili dyshohet se ka djegur dy automjete të xhaxhit të tij për motive pronësie. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Hamdi Cenoimeri", në oborrin e banesës së shtetasit G. Xh., 66 vjeç, ku dy automjetet ishin të parkuara.

Pas njoftimit të marrë, shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të kryer hetimet dhe kanë identifikuar autorin e dyshuar, M. Xh., 30 vjeç. Ai akuzohet se ka shkaktuar dëmin për motive pronësie, duke djegur dy makinat.

Puna për kapjen e autorit vijon, ndërkohë që materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme.

Të fundit