Flash News
“Kthema adresën”, shqiptarët e Luginës së Preshevës në protestë
As luks, as pushime/ “Corriere della Sera” brenda hotelit ku po qëndrojnë oficerët italianë
Aksident në aksin Shkodër-Koplik, makina përplas dy të rinjtë
Zgjedhjet ‘zgjojnë’ Ramën, kujtohet pas 12 vitesh për ndalimin e Marin Memës nga Greqia: Do kërkojmë heqjen e vendimit
Rëndohet bilanci i tragjedisë në Shkodër, ndërron jetë në spital Bashkim Basha
Ditën e sotme në Gjykatën e Korçës zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 45-vjeçarit Bledar Trëndafili.
Gjate seancës, autori i dyshuar ka shfaqur shenja pendese.
"Nuk doja ta bëja por arrita e bëra. Jam penduar. Nuk më lejonte të takoja fëmijët, më tradhtonte dhe prandaj arrita deri atje," tha ai.
Gjatë seancës ka qene i rënduar psikologjikisht duke qarë para togave të zeza.
Rreth orës 17:00 të pasdites së 31 gusht, teksa bashkëshortja e tij ka qenë duke u kthyer nga puna, Trëndafili ka hedhur benzinë drejt saj dhe më pasi i ka vënë flakën.
31-vjeçarja është ndaluar nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces divorci pak metra larg banesës ku jetonte me nënën e saj dhe dy fëmijët e mitur 3 dhe 5 vjeç pas ndarjes.
E dëmtuara më pas mori ndihmën e parë në spitalin e Korçës dhe u transportua për mjekim të specializuar drejt Tiranës.