Flash News

E-TJERA

Dogji mbeturinat dhe rrezikoi pronat në Golem, nën hetim një 15-vjeçar; arrestohet një tjetër person

Dogji mbeturinat dhe rrezikoi pronat në Golem, nën hetim një

Një person është arrestuar dhe një 15-vjeçar është nën hetim për zjarrvënie të qëllimshme.

Policia e Lushnjës bën me dije se R. D., i cili banon në Dushk dogji një sipërfaqe të mbjellë me ullinj në vendin e quajtur "Kodrat e Kalipasë.

Ndërsa 15 vjeçari do të procedohet në gjendje të lirë, pasi u kap në flagrancë në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë duke djegur disa mbeturina, ndërsa zjarri ka rrezikuar që të përhapej në pronat e fshatit Golem.

Vendi ynë është i përfshirë nga flakët prej disa javësh. Autoritetet dyshojë për zjarrvënie të qëllimshme dhe kanë çuar para drejtësisë disa persona, por kushtet e motit i kanë favorizuar zjarret, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe dy viktima.

Të fundit