Flash News

E-TJERA

Dogji një sipërfaqe toke me 300 rrënjë ulliri në Vlorë, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

Dogji një sipërfaqe toke me 300 rrënjë ulliri në

Policia e Vlorës ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin që ka djegur një sipërfaqe toke me 300 rrënjë ulliri në Vlorë.

Sipas informacioneve mësohet se shtetasi me iniciale B.S.47 vjeç dyshohet se në vendin e quajtur “Neshtë”, Gjorm, ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me pemë ullishte, konkretisht 100 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit B.M dhe  200 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit S.Xh.

“Dogji me zjarr një sipërfaqe toke me ullinj në fshatin Gjorm, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”, të shtetasit B. S, 42 vjeç, banues në fshatin Gjorm.

Ky shtetas dyshohet se në vendin e quajtur “Neshtë”, Gjorm, ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me pemë ullishte, konkretisht 100 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit B.M dhe  200 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit S.Xh”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit