Flash News

E-TJERA

Dogji pemën para kryeministrisë, policia shoqëron 22-vjeçarin

Dogji pemën para kryeministrisë, policia shoqëron
Foto Ilustruese

Policia ka shoqëruar 22-vjeçarin Odise Xhelalin, pasi dyshohet se dogji pemën e Krishtlindjeve para kryeministrisë.

Në njoftimin e policisë thuhet, se i riu është çuar në komisariatin nr.1.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit O. Xh., 22 vjeç, pasi më datë 09.12.2020, gjatë protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” i ka vënë flakën pemës së Krishtlindjeve”, thuhet në njoftim.

Ngjarja ndodhi ditën e parë të protestës për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Vendosja e flakës ndaj pemës së Krishtlindjeve ishte një formë revolte, ku protestuesit kërkonin drejtësi.

Nuk vonoi shumë që pema para kryeministrisë të zëvëndësohej me një të re, sikurse ndodhi edhe më atë që është vendosur te sheshi “Skënderbej”.

Të fundit