Flash News

E-TJERA

"Doktori i akuzuar për ngacmim sek*ual, dikur i dënuar për korrupsion dhe shpallur 'Hero' i Covid-it"

"Doktori i akuzuar për ngacmim sek*ual, dikur i dënuar për

Gazetarja investigative Odeta Gjevori ka zbuluar më shumë detaje rreth të shkuarës së doktor Pëllumb Hyskos, i cili së fundmi është akuzuar për ngacmim seksual. Në një postim në Facebook, Gjevori thekson se Hysko ishte dënuar në vitin 2015 për korrupsion, por më pas arriti të rikthehej në sistemin shëndetësor.

Në postimin e saj, gazetarja ka publikuar gjithashtu një foto nga ish-Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila në vitin 2020 e kishte quajtur doktorin “Hero” të Covid-it. Gjevori ngre pyetjen sesi një i dënuar për korrupsion arriti të kthehej në mjekësi dhe më pas të shpallej hero, për t’u akuzuar më vonë për ngacmim seksual.

Postimi i plotë i Odetës:
"Doktor Pëllumbi
Në 2015 dënohet për korrupsion!
Në 2020 shpallet 'Hero' i Covid-it!
Në 2024 akuzohet për ngacmim seksual!
Vetëm në vendin tonë ndodh që një ish i dënuar për korrupsion të bëhet 'hero', por më pas të rezultojë ngacmues seksual!
Si është e mundur që pasi u dënua në 2015 për korrupsion në mjekësi, të rikthehet në detyrë, kësaj here më i fuqishëm se më parë? Karma është e pamëshirshme për ju 'Shefqet Ndroqsa'!"

Të fundit