Flash News

E-TJERA

Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit, Valteri: A ka dosje vip apo janë zhdukur? Sula: Nuk bëjmë gjueti shtrigash

Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit, Valteri: A ka dosje vip apo

Një prej drejtueseve të institucioneve që raportoi në Kuvend për punën e bërë gjatë 2020 ishte Gentiana Sulës, drejtuese e Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Ajo u pyet për dosjet "vip", nga deputeti Halit Valteri. Ky i fundit kërkoi publikimin e emrave që janë të përfshirë në këto dosje. Valteri e pyeti Sulën, nëse ka politikanë që mbajnë aktualisht funksione dhe janë të përfshirë në këto dosje.

Ndërkohë Sula tha se nuk institucioni që ajo drejton nuk bën "gjueti shtrigash". Sipas saj, janë familjarët që njihen me detaje të tilla.

Valteri: Çfarë quhet dosje vip? Janë politikanët që mbajnë funksione? A do të publikohen emrat e tyre? A ka dosje vip apo janë zhdukur? Nga unë si një 30-vjeçar që se kam përjetuar këtë sistem, se kam lindur në '91 por ka shumë njerëz që plagët duhen t’i shërohen. Ku siç dilnin fletërrufetë, atyre njerëzve t’i dalë emri dhe të turpërohen”, tha ai.

Sula: Ne nuk bëjmë gjueti shtrigash, nuk i zgjedhim me dorë, ka dy mënyra, viktima vet e familjari, juve konkretisht, keni të drejta të plota të njiheni me dosjet e familjarëve tuaj, kush ka hyrë e kush ka dalë me bashkëpunëtor e pasi e merrni dokumentin me pseudonime mund të kërkoni dekodime, ne kemi bërë dhe dekodime, të bësh dekodime mund të jetë dhe i pasuksesshëm, por jo shumë njerëz duan të dinë bashkëpunëtoët, shumë pak kanë kërkuar. 

 

Të fundit