Flash News

E-TJERA

Dokumentet/ Kthesë në hetimet italiane, Prokuroria e Palermos nuk ngre akuza ndaj Rezart Taçit

Dokumentet/ Kthesë në hetimet italiane, Prokuroria e Palermos nuk ngre

Biznesmeni Rezart Taçi shpëton nga akuzat e prokurorisë italiane, për përfshirje në transferimin e shumës prej 18 milionë eurove nga llogaria e Francesco Zumes në Zvicër në një llogari të tij në një nga bankat e nivelit të dytë në vend.

Më poshtë mund të lexoni dy dokumente zyrtare të Prokurorisë së Palermos ndaj Rezart Tacit,sipas të cilave nuk ka akuzë të ngritur si në përfundim të hetimeve paraprake të nëntorit 2021 ashtu dhe në përfundim të hetimeve të marsit 2022 për këtë çështje.

Dokumentet/ Kthesë në hetimet italiane, Prokuroria e Palermos nuk ngreDokumentet/ Kthesë në hetimet italiane, Prokuroria e Palermos nuk ngre

Me herët, prokuroria italiane rrëzoi akuzat e ngritura ndaj ekonomistit Fabio Petrucela për bashkëpunim me mafien. Sipas një artikulli në gazetën italiane “ La Repubblica” gjykatësi Italian Alfredo Montalto, i ngarkuar me hetimin e çështjes së rrjetit të organizuar mafioz dhe pastrimit të parave, deklaroi se nuk ka asnjë provë që vërteton bashkëpunimin me mafien të ekonomistit të 90 vjecarit Zummo, duke lënë në fuqi vetëm akuzën e pastrimit të parave. Por sipas ekonomistit Petrucela edhe kjo akuzë nuk qëndron pasi paratë ishin të lira në Zvicër para dhe pas transfertës.

Me rënien e kësaj akuze për Petrucelen bie dhe akuza për bashkëpunim mafioz edhe për Rezart Tacin. Për të gjithashtu Prokurori i çështjes Z. Alfredo Montaldo është shprehur se nuk ka prova që vërtetojnë korruptimin e ndonjë funksionari.

Emri i biznesmenit Rezart Taci u lakua gjatë hetimeve të prokurorisë italiane për ekonomistin Italian Fabio Petruzzella. Ky i fundit u arrestua së bashku me sipërmarrësin 90 vjeçar Francesco Zummo.

Taçi është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në pranga kanë përfunduar dy bashkëpunëtorët e tij Artur Balla dhe Bledar Lilo. Ish-bosi i kompanisë së naftës “ARMO”, akuzohet se është i përfshirë në pastrimin e parave nga veprimtaritë kriminale, vepër penale kjo e ngritur dhe për dy bashkëpunëtorët e tij.

Të fundit