Flash News

E-TJERA

Dokumentetet e identifikimit të skaduara, OMONIA: 6157 persona u privuan nga e drejta e zgjedhjes në Himarë

Dokumentetet e identifikimit të skaduara, OMONIA: 6157 persona u privuan

OMONIA denoncon se dhjetera zgjedhesve u refuzohet e drejta e votimit me pretendimin e dokumentave te identifikimit te skaduara sot në zgjedhjet e Himarës. 

 Me anë të një deklaratë për mediat, OMONIA thekson se kompania shtetërore e prodhimit të kartave të identitetit, ishte vënë gjatë ditëve të fundit në shërbim të Partisë Socialiste, duke u shërbyer qytetarëve në mënyrë selektive.

Deklarate për shtyp: 

Qe me nisjen e procesit zgjedhor ne Bashkine Himare, me insistimin e komisionereve te Partise Socialiste, dhjetera zgjedhesve u refuzohet e drejta e votimit me pretendimin e dokumentave te identifikimit te skaduara.

Ne kundershtim me praktikat e aplikuara ne proceset e meparshme zgjedhore, Kryeministri Rama refuzoi te nxjerre aktet perkatese ligjore qe do te garantonin te drejten e votes per te gjithe zgjedhesit. Kompania shteterore e prodhimit te kartave te identitetit, ishte vene gjate diteve te fundit ne sherbim te Partise Socialiste, duke u sherbyer qytetareve ne menyre selektive. Anetareve te PS u rinovoheshin dokumentet ne menyre te organizuar brenda 24 oreve, ndersa qytetareve te tjere u kerkohej te paraqiteshin pas 15 ditesh. Ne total, nga 23074 zgjedhes te rregjistruar, 6157 jane apriori te privuar nga e drejta e zgjedhjes me vendim dhe pergjegjesi te Qeverise Rama.  

Sipas kryetarit të KZAZ 88 në Himarë mbi 200 votues deri tani për shkak të kartave të skaduara nuk janë lejuar të votojnë.
 

Të fundit