Flash News

E-TJERA

Dokumenti/ Kur Gramoz Ruçi përgjonte ambasadorin amerikan

Dokumenti/ Kur Gramoz Ruçi përgjonte ambasadorin amerikan

Në 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, në rrjetet sociale është publikuar dokumenti që tregon se si pushteti i asaj kohe përgjonte ambasadorin e parë amerikan në vendin tonë.

Shkresa mban datën 13 Maj 1991 dhe firmën e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, i cili në atë kohë ish-ministër i Punëve të Brendshme.

Dokumenti mban kokën: “Për disa biseda telefonike të përfaqësuesve të ambasadës amerikane në Tiranë“ dhe në të përshkruhen dy biseda telefonike private, njëra e ambasadorit të parë amerikan në vendin tonë William Edwin Ryerson dhe tjera e një zyrtari të kësaj ambasade, të cilët kanë qenë në përgjim nga pushteti i kohës.

Këtë shkresë, Ruçi si ministër i Brendshme ia dërgonte Presidentit Ramiz Alia, më 13 Maj 1991, ku asokohe Partia e Punës sapo kishte dalë fituese nga zgjedhjet e 31 marsit 1991 dhe kryeministër ishte Fatos Nano.

Dokumenti/ Kur Gramoz Ruçi përgjonte ambasadorin amerikanDokumenti/ Kur Gramoz Ruçi përgjonte ambasadorin amerikan

Të fundit