Flash News
Goditi mjekun me sende të forta në kokë, arrestohet 54-vjeçari në Vorë
Ishte nisur nga Bari, policia kufitare ndalon velieren në Spille, gjenden armë e municione
Meteorologët paralajmërojnë për përmbytje në Shqipëri
Flet e moshuara që u dhunua nga nusja në Shkodër: M’i ka shkulur flokët!
Shtyu gazetaren/ Shoqata e Gazetarëve Europianë dënon sjelljen e Majkos: Akt intimidues
Dokumenti/ Ligj i ri për ambasadat, “vetting” edhe ndaj trupës diplomatike shqiptare në botë
Ligjin përmes të cilit organizohet Shërbimi i Jashtëm i Shqipërisë pritet të pësojë ndryshime.
Në dokumentin e publikuar nga Ora News parashikohet edhe një formë vetingu për diplomatët dhe me urdhër të ministrit do të krijohet në çdo Janar Komisioni i Karrierës, i cili propozon gradat por edhe masat disiplonore në rast të shkeljeve.
Më tej në nenin 43 saktësohet verifikimi i sigurisë dhe pastërtisë së figurës.
“Personeli diplomatik, teknik dhe administrativ në Shërbimin e Jashtëm i nënshtrohet verifikimit të sigurisë dhe pastërtisë së figurës, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi dhe këtij ligji. Procedura e verifikimit të pastërtisë së figurës përcaktohet në Rregulloren e Shërbimit të Jashtëm”, thuhet në dokumentin që do të kalojë fillimisht për votim në qeveri dhe më tej edhe në parlament.
Nga ana tjetër saktësohet se Konsujt e Shqipërisë do të emërohen nga kryeministri i vendit por me propozim të Ministrit të Jashtëm.