Flash News

E-TJERA

Dokumenti/ Rasti Balluku dhe pavarësia e gjyqësorit, çfarë thotë Këshilli i Europës

Dokumenti/ Rasti Balluku dhe pavarësia e gjyqësorit, çfarë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese e ktheu atë në detyrë pak ditë më parë.  

Po sot, Këshilli i Europës ka nxjerrë përfundimet e Presidencës mbi progresin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian

Ndër të tjera, dokumenti nënvizon rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit dhe integritetit të sistemit drejtësor.

“Këshilli nënvizon nevojën për vazhdimin e reformave drejtësore dhe për të ruajtur integritetin dhe llogaridhënien e sistemit gjyqësor, duke përfshirë pavarësinë e gjyqësorit dhe të strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si SPAK.”

Dokumenti/ Rasti Balluku dhe pavarësia e gjyqësorit, çfarë
Ky parashikim lidhet direkt me rastin Balluku, ku SPAK po ndjek procedurat për një zyrtare të lartë të qeverisë, duke testuar funksionimin e strukturave të pavarura dhe aftësinë e tyre për të vepruar pa presion politik.

Dokumenti thekson gjithashtu rëndësinë e zbatimit efektiv të ligjit dhe rezistencës ndaj ndikimeve të jashtme:

“Këshilli rikujton rëndësinë e rezistencës ndaj ndikimit të brendshëm apo të jashtëm dhe të garantimit të mbrojtjes efektive gjyqësore dhe zbatimit të vendimeve nga gjykatat.

Këshilli i Europës përmes këtyre përfundimeve thekson se progresi në sundimin e ligjit do të ndikojë direkt në ritmin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë, duke bërë që rastet e korrupsionit dhe hetimet ndaj zyrtarëve të lartë të mos jenë vetëm procedura formale, por pjesë e vlerësimit të përparimit të vendit drejt standardeve europiane.

Të fundit