Flash News

E-TJERA

Dokumenti/ “Sfidoi” Yuri Kim, skema që ndoqi Tom Doshi për të regjistruar PSD-në në zgjedhje, kush është 'kryetari' i ri

Dokumenti/ “Sfidoi” Yuri Kim, skema që ndoqi Tom Doshi për

Ndonëse ambasadorja e SHBA, Yuri Kim apeloi me zë dhe figurë që deputeti Tom Doshi të mos merrte pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, pasi DASH e ka shpallur atë dhe familjen e tij “non grata” për shkak të akuzave për korrupsion, sërish zgjodhi ta sfidojë vetëm pak ditë më pas.

Partia Social Demokrate është regjistruar zyrtarisht në zgjedhjet e reja parlamentare, krahas 36 partive të tjera.

Megjithatë, ajo që bie në sy është strategjia që ai përdori për të mos “djegur” mundësinë e pjesëmarrjes në këto zgjedhje.

Siç duket edhe nga dokumentet, PSD ka deklaruar zyrtarisht  si kryetar jo Tom Doshin, por Ëngjëll Bejtjan.

Dokumenti/ “Sfidoi” Yuri Kim, skema që ndoqi Tom Doshi për

Dokumenti/ “Sfidoi” Yuri Kim, skema që ndoqi Tom Doshi për

Kujtojmë se Doshi ka tentuar ta regjistrojnë me emrin e tij partinë, por nuk i është pranuar nga gjykata.

Në këto kushte, PSD deklaron zyrtarisht si kryetar Ëngjëll Bejtjan dhe jo Tom Doshin.

Engjëll Bejtaj është mjek në profesion dhe ka mbajtur postin e shefit te Shërbimit të Kirurgjisë, pranë Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ndërsa mësohet se më herët ai ka qenë deputet në radhët e Partisë Social Demokrate.

Në zgjedhjet e fundit ato lokale 2015, PSD ka qenë në koalicion me Edi Ramën. Ndërsa në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, Tom Doshi kandidoi në Qarkun e Shkodrës ku edhe u zgjodh deputet.

Ç’deklaronte Yuri Kim dhe Edi Rama

Përfaqësuesja e SHBA në Tiranë, ka thënë se emra si Doshi nuk duhet të kandidojnë, duke shtuar se qytetarët shqiptarë meritojnë persona të pastër dhe me integritet.

Pas depozitimit të kërkesës për regjistrim në KQZ të Tom Doshit, Kim reagoi sërish, madje, zbuloi bisedën me kryeministrin Edi Rama lidhur me këtë çështje.

Ambasadorja theksonte se kryeministri Rama i ka thënë se e ka përjashtuar Tom Doshin nga Partia Socialiste dhe se ai nuk do të ketë asnjë rol në qeveri.

“Më lejoni t’i jap fund spekulimeve: Kryeministri Edi Rama më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri që ai do të formohet”, shkruan ambasadorja Kim.

Të fundit